Senegali është në finale të Kupës së Afrikës në futboll.
Senegalezët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Burkina Fasos.
Për Senegalin shënuan Diallo (70′), Gueye (76′), Mane (87′) dhe për Burkina Faso realizoi Toure (81′).

Senegalezët u treguan më të efektshëm në konkretizimin e rasteve ndaj rivalit.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Kamerunit dhe Egjiptit.