Një mësues i shkollës së mesme në Florida është i akuzuar për puthjen e nxënëses së tij në klasë.
Carlos Aguirre Rendon, 29 vjeç, një mësues matematike në shkollën e mesme Deltona, thuhet se kishte ndjekur një lidhje me një studente 15-vjeçare përpara se të arrestohej të mërkurën, transmeton lajmi.net.
Pamjet e arrestimit në kamera kapën momentin kur Aguirre doli jashtë shkollës, ku një oficer menjëherë prangosi babanë e dy fëmijëve të vegjël dhe e vendosi brenda një automjeti policie.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Aguirre u kërkoi dy studentëve të tjerë të largoheshin dhe më pas “u ngrit, mbështillte krahët rreth (viktimës) ndërsa ajo ishte përballë tij, tërhoqi maskën e saj poshtë dhe e puthi në buzë, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u tërhequr.
Mësuesi tashmë është arrestuar nga policia për gjestin aspak të hijshëm që ka bërë.