Rihanna konfirmoi se do të bëhet nënë për herë të parë pasi u shfaq me barkun e rrumbullakosur gjatë një shëtitjeje në New York me partnerin e saj, A$AP Rocky.

Tani thuhet se këngëtarja po planifikon të martohet. Mediat e huaja kanë raportuar se ajo ka vendosur t’i japë fund beqarisë në vendin e saj të lindjes, Barbados.

“Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të mbahet para se të lindë fëmija. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe A$AP është personi i saj i përjetshëm. Dasma do të jetë në Barbados pasi të dy kanë familjet atje, është vendi që i bashkoi dhe mban një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre.”, tha burimi.

Kujtojmë që u spekulua se këngëtarja është në pritje të binjakëve pas një komenti që supermodelja Gigi Hadid bëri në foton e saj. Por pas bujës që bëri në media, ajo u desh të sqaronte gjithçka. Ajo shkroi se me komentin “tre engjëj” i referohej bebushit, Rihannës dhe partnerit të saj ASAP Rocky.