Rihanna dhe A$AP Rock zbuluan disa ditë më parë se do bëhen prindër. Këngëtarja dhe biznesmenja është në pritje të fëmijës së parë dhe ky lajm emocioni fansat e saj.

Por çfarë dihet për romancën e çiftit.

Rihanna dhe reperi nisën një lidhje në nëntor 2020, pasi qëndruan për disa vite shokë të ngushtë, periudhë gjatë së cilës A$AP Rock, emri i vërtetë i të cilit ësht Rakim Mayers, kishte rënë në dashuri me të.

Çifti, të dy 31-vjeç, zbuluan lajmin me një seri fotosh të realizuara në rrugët e New York, ku këngëtarja mbante veshur një xhup ngjyrë rozë dhe zbuloi barkun e rrumbullakosur.

Dyshja nisën një miqësi me njëri-tjetrin kur nisën bashkëpunimet muzikore në vitin 2011, përfshirë Cockiness (I Love It, 2011) që ishte pjesë e albumit të saj “Talk That Talk”.

Ata performuan së bashku këngën e tyre në MTV VMA në 2012. Një vit më vonë, Rihanna i kërkoi reperit që të hapte koncertin e saj Diamonds Ëorld Tour.

Përpara romancës me Rihanna-n, Rocky është i njohur për të shkuarën e tij të errët, përfshirë përdorimin e drogës në moshë të re. Babai i tij u arrestua për tregti droge kur ishte vetëm 12-vjeç, ndërsa vëllai i tij u vra një vit më vonë.

ASAP ka folur për ‘orgjitë’ me shokët e shkollës gjatë pushimit të drekës në intervista.

“Na linin të dilnim për dreke, 45 minuta. Shkuam në një pallat afër shkollës dhe me ashensor hipëm në çati. Vendosëm palltot në tokë, ishin 5 vajza dhe 10 djem dhe kryenim marrëdhënie seksuale. Kma fotografuar dhe dokumentuar shumë prej këtyre orgjive. Gratë rreth meje kanë shpirt të lirë si unë. Këto janë gjëra që njerëzve u pëlqen t’i qëndrojnë larg, nuk u pëlqen t’i pranojnë. Por unë nuk mund të turpërohem për këtë”, tha ai.

ASAP, i cili ka qenë në romancë me këngëtaren Rita Ora, shkroi një këngë për seksin oral me yllin e muzikës po dhe performancën e saj në dhomën e gjumit.

“S’më intereson se çfarë thua për mua. Jam e kënaqur më atë që bëj dhe jam krenare për atë që jam e çfarë përfaqësoj”, iu përgjigj Rita Ora deklaratave të reperit për marrëdhënien e tyre.

Rocky, i cili gjithashtu ka pasur lidhje me supermodelen Kendall Jenner, u bë kryelajm i mediave rozë kur një video e tij me përmbajtje seksuale zbulua në një faqe për të rritur.

Ai nuk u shqetësua për publikimin e videos, por për komentet e njerëzve që e kritikonin për aftësitë e tij në shtrat, pasi fansat e konsideruan si ‘zhgënjyes’.

Ndërkohë thashethemet për romancën e tij me Rihanna-n nisën në vitin 2019 kur Rocky reperi iu bashkua këngëtares në tapetin e kuq në British Fashion Aëards.

Rihanna ishte ende e lidhur me të dashurin e saj prej tre vitesh Hassan Jameel në atë kohë, megjithatë ndarja e tyre u njoftua një vit më vonë, duke nxitur më tej thashethemet se ajo dhe Rocky ishin më shumë sesa thjesht miq të ngushtë.

Ndërkohë, Rihanna ka qenë e lidhur gjithashtu edhe me reperët e tjerë Drake dhe Travis Scott.

ASAP konfirmoi statusin e tyre si të dashur për GQ në maj 2021, ku ai e përshkroi atë si ‘dashurinë e jetës së tij’.

“Mendoj se do isha baba i mrekullueshëm, jashtëzakonisht i mrekullueshëm”– tha ai gjatë intervistës.

Çifti bëri debutimin në tapetin e kuq në Met Gala në shtator 2021. Spekulimet se këngëtarja ishte shtatzënë filluan të vërtiteshin gjatë fillimit të këtij viti, kur Rihanna filloi të vishej me rroba të gjera e të mëdha.

Rocky ka pasur një të kaluar të trazuar me ligjin dhe ka përfunduar disa herë në burg. Ai u arrestua Suedi në vitin 2019 për sulm.

Para kësaj, ai vuajti një dënim në burgun e Rikers Island për trafik droge në 2006.

Në vitin 2012, ai u arrestua dy herë, një herë për një sherr në Nju Jork dhe në një rast tjetër pasi dyshohet se sulmoi dy fotografë.

Në vitin 2013, ai u akuzua se kishte goditur me shuplakë një grua në një festival muzikor, por mosmarrëveshja u zgjidh jashtë gjykatës dy vjet më vonë.