Një grua është vrarë dhe dy burra janë lënduar nga të shtënat që ndodhën të premten në mbrëmje në një kishë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara.
Të shtënat ndodhën në kishën “Faro De Luz” rreth orës 20 sipas kohës lokale, njoftoi Departamenti i Policisë në Aurora. Një zëdhënës i policisë tha se disa njerëz ishin në kishë në kohën e të shtënave.
Sot protesta në Prishtinë e Vushtrri në përkrahje të profesorit tashmë të …
Mënyra më e shpejtë për të rregulluar problemet e prostatitit
Dy burra janë dërguar në spital me lëndime nga arma e zjarrit dhe pritet që të mbijetojnë, tha policia. Një grua vdiq në vendin e ngjarjes, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.
I dyshuari u arratis nga kisha para se të arrinte policia dhe autoritetet e sigurisë thanë se janë duke punuar për ta identifikuar atë.
Zëdhënësi i policisë tha se ekziston një lidhje mes të dyshuarit dhe njërës nga viktimat, duke shtuar se nuk do të publikohen hollësi të tjera tash për tash.
Të premten në mbrëmje, policia filloi t’i intervistonte dëshmitarët e kësaj ngjarjeje.