Prestgjiozja amerikane New York Times ka realizuar një reportazh me ushtarët ukrainas të cilët janë të stacionuar në frontin e luftës në juglindje të kufirit me Rusinë.
Ushtarët ukrainas rrëfejnë rreziqet dhe përballjet me seperatistët rusë të cilët me ndihmën e Rusisë sulmojnë pozicionet e tyre.
Ushtarët në front shfrytëzojnë bunkerët për t’u strehuar dhe ngrohur pas luftimeve që bëjnë ditën. Ata qëndrojnë aty sipas kohës së caktuar dhe më pas zëvendësohen nga trupat e tjerë.
ShBA-ja ka paralajmëruar se Putin mund ta sulmojë Ukrainën së shpejti dhe ka kërkuar stafin e ambasadës së saj në Kiev që të evakuohet.