-ads3-

Të enjten, më 17 shkurt, Fan Hub në London Street do të organizojë një sesion nënshkrimi me dy lojtarë të ekipit të parë të Norwich Cityt, përfshirë Milot Rashicën.

Kjo koincidon me datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që më 17 shkurt mbush 14 vite.

Brandon Williams dhe Milot Rashica do të jenë në dyqanin e klubit anglez ndërmjet orës 15:00 dhe 16:00, të gatshëm për të nënshkruar fanellat e tifozëve, topat, librat dhe çdo gjë tjetër që lidhet me Norwich City.

Kjo është njoftuar sot nga vet klubi anglez në një komunikatëpër media.

“Për sigurinë e tifozëve dhe lojtarëve tanë, të dy lojtarët do të ulen pas ekraneve të Perspex dhe artikujt do t’u kalohen atyre për nënshkrim. Asnjë foto nuk do të lejohet nëse nuk bëhet para ekraneve”, thuhej në njoftim.