Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin vjen në Tiranë ditën e enjte.

Burime të ‘RTSH Sport’ bëjnë me dije se ai do ketë një vizitë një ditore në kryeqytetin shqiptar. Pritej që Ceferin të vinte ditën e hënë, por agjenda e ngjeshur, bëri që vizita të shtyhej për pak ditë.

Ditën e enjte, Presidenti i UEFA-s pritet të ketë një takim me Edi Ramën.

Më pas Ceferin do të takojë presidentin e FSHF-së Armando Duka, do të ketë një tjetër takim dhe drekë pune.

Arsyeja e kësaj vizite të Alexander Ceferin është padyshim periudha zgjedhore para Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, ku politika ka futur ‘hundët’ në botën e futbollit dhe zgjedhjen e presidentit të ri të FSHF-së.