3 shkurt 2022 – Siç merr vesh Open-TV, Memet Idrizi, sulmuesi nga fshati Nigishtan i Shkupit është shumë afër nënshkrimit me skuadrën e Bratstvos nga Zhitosha e Prilepit.

Edhe pse ditëve të kaluara u përfol se ai do të kalojë në ndonjë kluh tjetër, megjithate informacionet tona flasin ndryshe.

Idrizi do të vazhdoj karrierën në Bratstvo nga Zhitosha e Prilepit, anëtar i Ligës së dytë-Lindje.

Mësojmë se, ai sot ka nisur stërvitjet me klubin, ndërsa promovimi i tij  nga klubi do të ndodh në fillim të javës së ardhshme.

Për skuadrën e Bratstvos, Idrizi do të jetë përforcimi më i madh në afatin kalimtar të janarit, në luftën për mbijetesë në kategorinë e dytë-grupi i Lindjes.

20-vjecari në sezonin vjeshtor, nga Besa e Dobërdollit, ishte huazuar te Bratstvo. Ai ka qenë ndër lojtarët më të dalluar, duke shënuar gola dhe treguar ndeshje fantastike. Janë të paharrueshme paraqitjet e tij  ndaj Osogovës, Bellasicës, Pehcevos dhe Llokomotivës.

Sezoni pranveror në ligën e dytë-Lindje do të nis me 19 shkurt, ku Bratstvon  e pret derbi i madh me Pobedën në stadiumin e qytetit në Prilep. /Open-TV/