-ads3-

Uragani “Batsirai” i cili goditi Madagaskarin, shkaktoi vdekjen e 20 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e autoriteteve lokale thuhet se ende ndjehen efektet e uraganit, i cili arriti në një zonë 530 kilometra nga Antananarivo gjatë fundjavës.

Uragani arriti shpejtësi prej 230 kilometrash në orë, gjë që rezultoi në evakuimin e më shumë se 48 mijë personave, ndërsa më herët goditi ishullin fqinj, Reunion, ku u plagosën 12 persona.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OKB) tha se rreth 600 mijë njerëz pritej të ndjenin efektet e uraganit.

Në Madagaskar më 27 janar është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve. Më shumë se 132 mijë njerëz u evakuuan në 12 rajone.