Vladimir Putin i injoroi atletët ukrainas teksa dukej se po bënte një sy gjumë ndërsa ata defiluan në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin sot.

Putin, i cili mori pjesë pavarësisht se Rusia u ndalua zyrtarisht për shkak të dopingut, mblodhi krahët dhe mbylli sytë për disa sekonda në transmetimet televizive ndërsa atletët e Ukrainës defiluan.

Megjithë rritjen e hapur të kërcënimeve për luftë dhe pushtim të Ukrainës nga Rusia, Putini ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Rusia ka atletë në lojëra, por ata janë të detyruar të konkurrojnë si “Komiteti Olimpik Rus” dhe nuk mund të përdorin flamurin e vendit në uniformat e tyre ose të luajnë himnin kombëtar kur fitojnë.