Konkurrentja kosovare e emisionit të dashurisë, “Për’puthen”, Rrushja që nga dita e parë në emision kishte nxitur debate, pasi kohë më parë kishte një njohje me njërin nga konkurrentet e këtij programi.

Sipas, Rrushes dhe Erionit ata kanë pasur flirte para pesë vitesh bashkë dhe se pas gjithë kësaj kohe ata javën e kaluar zhvilluan takimin e parë, i cili duket se shkoi mirë.

Rrushja tha se Erionin e ka pëlqyer ‘mentalisht’ më përpara, por nuk e pëlqente fizikisht pasi ishte shumë i shëndosh. Ndërsa tani e pëlqen atë edhe fizikisht, por që do të donte të ishte edhe në sjellje si më përpara.

Këto fjalë të Rrushes kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësit, të cilët kanë gjetur fotografi të konkurrentit para se të ishte i famshëm.