Pak ditë më parë, në Selanik të Greqisë u masakrua për vdekje me thikë një 19-vjeçar grek, Alkis Kampanos. Për këtë ngjarje në pranga u vu një 23-vjeçar shqiptar, por gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtor ka qenë dhe një shqiptar tjetër, 20 vjeç.

Mediat greke shkruajnë se 20-vjeçari u arratis nga Greqia në drejtim të Shqipërisë për t’i shpëtuar arrestimit.

Sipas raportimit të thestival, autori ka kaluar kufirin greko-shqiptar pardje, pra të enjten, ndërkohë që policia e Sigurimit të Selanikut ka arritur ta identifikojë mesditën e djeshme.

Kur kërkuan emrin e tij në bazën e të dhënave të EL.AS, ata u befasuan kur zbuluan se ai kishte udhëtuar për në Shqipëri një natë më parë.

Lexo po ashtu
20-vjeçari është mik i ngushtë i 23-vjeçarit shqiptar i cili është arrestuar dhe po mbahet në Komisariatin e Selanikut për vrasjen e Alkis./albeu.com