-ads3-

Policia vazhdon hetimet ndaj Mason Greenwood, ndërsa vajza 18-vjeçare që e akuzoi për dhunë seksuale në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë ditëve të fundit.

Imazhet dhe audiot e shpërndara nga ajo në mediat sociale të dielën u bënë shpejt virale, me Greenwood të arrestuar nga Policia e Mançesterit më vonë atë ditë.

Ai u arrestua nën dyshimin për përdhunim dhe sulm seksual, ndërsa u arrestua edhe për kërcënime për vrasje më vonë gjatë javës, transmeton Gazeta Express.

Tani, ish-e dashura e Greenwood ka postuar në rrjetet sociale, duke falënderuar për mbështetjen.

“I jam mirënjohës të gjithëve që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi – faleminderit”, nisi deklarata e saj.

“Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira dhe unë jam duke pushuar nga rrjetet sociale ndërsa policia bën hetimet e saj”, deklaroi ajo.