-ads3-

Ka nisur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Brit Awards” 2022.

Artistja shqiptare Dua Lipa ka fituar çmimin “Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit Pop dhe R&B”.

Lipa ka qenë e nominuar n këtë kategori së bashku me Ed Sheeran, Adele e Griff.

Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “Brit Awards” për shkak se nesër nis turneu i saj “Future Nostalgia” në Miami.

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë drejt triumfit të këtij çmimi, gjersa kërkoi falje për mos-prezencën e saj në mbrëmje.