-ads3-

Arsenali i Mikel Artetas ka udhëtuar sonte në Molineux Stadium të Wolverhamptonit

Kjo ndeshje pritet që të jetë një test i vështirë për skuadrën nga Londra Veriore, e cila po lufton për vendin e katër që dërgon në Ligë të Kampionëve sivjet.

Test i vështirë pasi që Wolves kanë vetëm dy pikë më pak se Arsenali dhe një fitore e tyre do t’i fuste edhe ata në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Arsenal në këtë ndeshje në sulm hynë me Odegard, Saka, Martinelli dhe Lacazette.

Për momentin Wolves janë në vendin e 8 me 34 pikë, dy më pak se Arsenali që është në vendin e 6.