-ads3-

Pas një kampanje të deritanishme me raste të shumta të lëndimeve, pandemia COVID-19 ka goditur edhe gjigandin katalunas Barcelona.

Trajneri i kësaj të fundit Xavi Hernandez e ka konfirmuar që nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Philippe Coutinhos, Sergino Dest dhe Ez Abdes për ndeshjen e ardhshme kundër Mallorcas.

Si qëndrojnë gjërat, 10 lojtarë të Barcelonës janë tani në vet-izolim, duke përfshirë këtu Dest, Umtiti, Jordi Alba, Gavi dhe Ousmane Dembele.

“Sergino Dest, Coutinho dhe Ez Abde janë pozitivë me COVID-19. Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në vet-izolim në shtëpitë e tyre. Klubi i ka raportuar rastet tek autoritetet relevante”, thuhet në postimin e Barcelonës në “Twitter”.