Paralelisht me Ohrin, kontrolle policore janë kryer edhe në Shtip.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, vetëm në Shtip janë kapur 11 shoferë të cilët kanë qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.
Njëri nga ata, i cili u kap gjatë periudhës prej orës 21:00 deri në ora 03:00 të mbrëmjes që lamë pas, është parë duke drejtuar veturën me 2.52 promilë alkool në gjak.
Nga MPB apelojnë që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit.