Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka reaguar pas zgjedhjes së Qeverisë së re, mbrëmë në Kuvend.
Nga VMRO-DPMNE thonë se dje ranë në ujë paralajmërimet për rritje të shumicës nga LSDM.
“Qeveria e pionit të Zaevit, Kovaçevski, u zgjodh me 62 deputetë, të cilët i kanë pasur deri tani. Zaev po mundohet të ndërtojë urë përmes Kovaçevskit, për kalim të heshtur dhe heshtje të krimeve të tij, por prapë nuk do t’ia dalë sepse do të vijë gjykata e popullit dhe institucionet e departizuara gjyqësore”.
“Ky shans i vjedhur do t’i kushtojë shtrenjtë Kovaçevskit dhe Zaevit në zgjedhjet e ardhshme, kudo që të jenë do të ketë përgjegjësi, nuk ka shpëtim. LD, RDM dhe PLD kanë dëshmuar se janë varëse të pushtetit. Se ata janë mbrojtës të krimit të BDI-së dhe LSDM-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.