VMRO DPMNE konsideron se zgjedhje të parakohëshme do të ketë, por, paraprakisht ajo do të parashtrojë pr/ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeveri, për të shfuqizuar qeverinë teknike, 100 ditë para zgjedhjeve.
Janë ta gatshëm që në ndërkohë të miratohen edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që Maqedonia e Veriut nga gjashtë njësi zgjedhore të shndërrohet në një njësi zgjedhore.
“Ne paralajmëruam se do të parashtrojmë ligj për zgjedhjet e parakohëshme paralamentare që do të ndodhin me çdo kusht, pavarësisht se çfarë mendojnë në LSDM. Në atë pr/ligj do të ketë fshirje të nëntë pikave që kanë të bëjnë me qeverinë teknike, të cilën patëm mundësi ta shohim se si funksionon në vitet e shkuara para zgjedhjeve.” – tha zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.