Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Tiranë.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, patriotizmi digjital po ndizet sa herë që takohet siç e ka thënë ai, me “pushtuesin” nga Ankaraja.

“Duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime ‘në emër të Skënderbeut’! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me ‘pushtuesin’ nga Ankaraja”, ka theksuar Rama, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se, Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen për “Miqësi të Përjetshme”.