Kur ishte dhjetë vjeç, futbollisti aktual i Manchester Cityt, Phil Foden, bëri një deklaratë “interesante” për sulmuesin e atëhershëm të “Qytetarëve”, Mario Balotelli.
Si fëmijë, Foden shkoi me ekipin e tij në Itali, ku luajti kundër ekipit të Milanit dhe një gazetar italian e pyeti se çfarë mendonte për Balotellin.
“Ai është një lojtar i mirë, por ka një qëndrim të keq jashtë fushës,” tha Foden.
“Faleminderit shumë”, u përgjigj gazetarja, e cila duket se nuk i pëlqeu përgjigja.
Foden bëri debutimin me City-n në vitin 2017, teksa ka shënuar 38 gola në 144 paraqitje, ndërsa Balotelli luajti për klubin anglez nga 2010 deri në 2013 dhe shënoi 30 gola në 80 ndeshje.
A 10 year-old Phil Foden providing his thoughts on Mario Balotelli. 😂🇮🇹 @SaifNerazzurro pic.twitter.com/WQelF8IK5w
— City Xtra (@City_Xtra) January 11, 2022