Arturo Vidal mund ë largohet nga Interi në sezonin e ardhshëm.  

Për pasojë, Marotta është vënë në lëvizje për të garantuar zëvendësuesin e kilianit. Fjalët e thëna dje përpara ndeshjes ndaj Empolit kanë shtuar edhe më shumë zërat se kush do të jetë zëvendësuesi. 

Bëhet fjalë për Davide Frattesi, mesfushorin e Sassuolos që Marotta e konfirmoi në një intervistë se është i interesuar për të. Megjithatë, sipas asaj që raporton Tuttosport, fillimisht duhet të largohet Vidal. 

Me largimin e kilienit, Marotta do të kishte 4 milionë euro më shumë nga mospagimi i pagës së mesfushorit. Një shumë kjo që do të shtohej te oferta që do të behët për Frattesin.