Vendosen shenjat në shtigjet e skijimit në Kodrën e Diellit. Avziu: Me investimet po tërheqim më shumë turist (FOTO)
Drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu njofton se ka filluar vendosja dhe montimi i shenjave në shtigjet e skijimit në kuadër të Ski-Qendrës “Kodra e Diellit”.
Qëllimi i vendosjes së shenjave përveç orientimit të skiatorëve, ka për qëllim edhe sigurinë dhe lehtësimin e lëvizjes, si të skiatorëve, ashtu edhe të këmbësorëve nëpër shtigje!
‘Me këtë iniciativë, këtë investim me zemër, që po ndërmerret për herë të parë në historinë e Kodrës së Diellit, Ski-Qendra “Kodra e Diellit” merr pamje dinjitoze si destinacion turistik atraktiv dhe konkurrues në rajon dhe, padyshim, do të tërheq akoma më shumë turist nga vendet fqinje, por edhe më gjerë. Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur!
Zhvillimin e Kodrës së Diellit nuk do ta pengojë më askush!
2022 DO TË JETË VITI I KODRËS SË DIELLIT” ka shkruar pas vendosjes së shenjave drejtori i “Etelm Turs” Adem Avziu.
Ndryshe Kodra e Diellit me ardhjen e Avziut ka ndryshuar gati 100 përqind pasi janë investuar në shumë segmente që turistet i shohin dhe i përdorin./TS/