-ads3-

Drejtuesit e “Djajve të kuq” kërkojnë të rinovojnë me mesfushorin francez, gati ta paguajnë 500 mijë Paund në javë

Manchester United është gati që ta bëjë Paul Pogba futbollistin më të pagur në historinë e Premier Ligës në përpjekje për ta mbajtur atë në klub. Mesfushori i Francës është një nga futbollistët e “Djajve të kuq”, kontrata të cilit i përfundon në verë, por deri më tani ai ka shfaqur pak interes që të rinovojë.

Janë disa klubet më të mira të Europës të interesuara që ta kenë lotjarin pjesë të tyre, përfshirë ish-skuadrën e tij, Juventus. Por mediat raportojnë se 28-vjeçari mund të kthehet në Francë te PSG-ja.

Por një klub tjetër gati që të paguajë shifra të larta për të është edhe Real Madridi. Por sipas tablodit “The Sun”, United do të bëjë gjithçka që ta mbajë xhevahirin e vet.

Oferta është 400 mijë paund në javë, shto këtu edhe 100 mijë paund të tjera që Pogba do t’i përfitojë duke shtuar bonuset. Drejtuesit duan t’i japin 100 mijë paund më shumë se sa çdo klub tjetër. 28-vjeçari ka të drejtën që të nisë bisedimet me klubet e tjera. Ai vazhdon rikuperimin pas dëmtimit që pësoi në Tetor.

Mesfushori nuk është lojtari i vetëm që mendon largimin. Te United janë edhe 16 futbollistë të tjerë të pakënaqur që duan të ndërrojnë ekip në fund të sezonit.