Aubameyang u lirua nga detyra me shtetin e tij Gabonin për t’u kthyer në Angli pasi dyshohej për probleme me zemër.
Lojtari i Arsenalit është deklaruar lidhur me këtë duke thënë se është mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Jam shumë i lumtur të them se zemra ime është absolutisht mirë dhe jam plotësisht i shëndetshëm!!”
“I vlerësoj jashtë mase mesazhet përkrahëse të ditëve të fundit dhe tashmë unë jam rikthyer”, ka shkruar Aubameyang.