Southampton po bën të pamundurën të nënshkruaj me sulmuesin shqiptar, Armando Broja, kartoni i të cilit zotërohet nga Chelsea.

Djaloshi nga Kopliku është huazuar deri në fundin e sezonit, pa opsion blerje. Mirëpo, drejtuesit e Southampton duke parë paraqitjet e zhvilluara nga Broja, po  provojnë të bindin bind Chelsean ta shesë,.

Ka pasur negociata mes dy klubeve, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje, pasi “Blutë” e shohin Brojën si lojtar të së ardhmes.

I pyetur për mundësinë e blerjes së Brojës, trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl ka thënë se duhet ta lejojnë lojtarin të luajë, pasi ka kohë deri në fundin e sezonit.

“Është këtu deri në fundin e sezonit. Kemi kohë mjaftueshëm për të folur. Lëreni të luajë futboll. Ai po kënaqet këtu. Mendoj që e ka parë se çfarë ka me këtë klub. Po i japim shansin e madh të trefojë vetën”.

Ndërkohë, në rast që pranon shitjen, Chelsea do kërkojë mbi 20 milionë euro.