-ads3-

Hera e fundit që Southampton shënonte 4 gola në një ndeshje në shtëpi, ishte në 2017-ën, teksa mbrëmjen e djeshme Broja me shokë argëtuan sërish tifozët e “shenjtorëve”, duke dërguar 4 herë topin në rrjetë ndaj .

Tekniku Ralph Hasenhuttl nuk e fshehu kënaqësinë për performancën e të tijve, teksa evidentoi edhe paraqitjen fantastike të sulmuesit 20-vjeçar shqiptar, Armando Broja.

“Ishim perfektë dhe besoj se tifozët kaluan një mbrëmje të bukur. Broja ishte kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarin dhe djemtë ditën të bëjnë zgjidhjet e duhura në fushë.

Broja nuk është një surprizë, pasi është shumë i shpejtë dhe ka një finalizim të frikshëm, armë të cilat po na ndihmojnë shumë. Është i ri dhe pati nevojë për pak kohë që të përshtatej, por tani po ndihmon skuadrën”, tha austriaku.