Tragjedia në spitalin modular, po përkthehet raporti i ekspertëve gjerman

Pas katër muajve pritje, arriti raporti nga ekspertët gjerman, të cilët dhanë mendim si është shkaktuar zjarri në spitalin modular në Tetovë. Për këtë raport, Prokuroria thoshte se është një segment i rëndësishëm i hetimit, që të arrihet deri te fajtorët e vërtetë ku 14 pacientë që mjekoheshin nga korona virusi humbën jetën tragjikisht nga zjarri. Kjo tani do të thotë se lënda është sa më afër deri te vendimi i Prokurorisë. Tani raporti do të krahasohet me dëshmitë tjera që i mblodhën ekipet hetuese maqedonase, e ku konstatoheshte se një lidhje e energjisë elektrike gjatë reanimacionit të një pacienti ka qenë shkak i shkaktimit të zjarrit.
“Deri te Prokuroria Publike Tetovë ka arritur raporti nga ekspertiza që përmes ndihmës ndërkombëtare juridike u kërkua nga ekspertët gjerman. Pasi të përkthehet raporti, rezultatet do të analizohen së bashku me dëshmitë e tjera të mbledhura në lëndë, me çka do të sillet vendim i Prokurorisë”, thonë nga Prokuroria për A1on.
Ekspertiza gjermane është kërkuar përmes ndihmës ndërkombëtare, që do të thotë se kjo mund të shfrytëzohet edhe në ndonjë procedurë eventuale gjyqësore.
Deri tani janë kryer tre ekspertiza. E para është bërë nga MPB, ku është konfirmuar se lidhja e rrymës gjatë kohës së reanimacionit të një pacienti ka ngrohur më tepër seç duhet kabllon vazhduese me çka është shkaktuar zjarr. E dyta është nga Fakulteti Teknologjik, prej ku nuk ka detaje për çfarë bëhet fjalë dhe e treta është bërë nga një elektroinzhinier rreth instalimeve në spital.
Ndryshe në spital kur ra zjarri, vdiqën 14 persona ndërsa shpëtuan 12 të tjerë.