-ads3-

Tottenham ka kontaktuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Jesse Lingard për mundësinë e transferimit në verë.

29-vjeçari vazhdon të mos këtë minuta në fanellën e “Djajve të Kuq”, derisa kontrata i skadon në fundin e sezonit.

Me Lingard që pritet të mos rinovojë me Man Unitedin, anglezi është një ndër lojtarët më të kërkuar me West Ham që është shikuar si opsion.

Sidoqoftë, sipas “Football Insider”, Tottenham gjithashtu është duke e shikuar këtë situatë dhe do provojnë ta transferojnë në verë falas.

Raporti shton se marrëveshja në afatin e janarit nuk mund të realizohet, ngase Spurs janë duke punuar për nënshkrimin me Adama Traore këtë janar.

Lingard ka regjistruar dy gola dhe dhuruar një asistim për Man Utd këtë edicion, por nuk ka qenë titullar për Premierligën, duke zhvilluar vetëm 87 minuta.