-ads3-

Një vajzë 23 vjeçe nga Durrësi ka mbetur e plagosur mëngjesin e sotëm në një hotel në zonën e Sukthit. Autori, sipas Policisë, është një 32 vjeçar, i cili e ka qëlluar vajzën e re me pistoletë brenda në dhomën e hotelit dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krhein zonën për kapjen e shtetasit të identifikuar si Fatbardh Doda, shkruan newsbomb.al. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale. Vajza 23 vjeçe mësphet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Shtetit, ndërkohë që motivi i ngjarjes është ende i paqartë.