Spasovski: Institucionet ndërkombëtare e renditën Maqedoninë e Veriut si më të sigurtën në Ballkanit Perëndimor
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook shkruan se vendi ynë nga viti 2017-2021 ka kërcyer në renditjen e vendeve të sigurta në Ballkanin Perëndimor nga vendi i 71-të në vendin e 40-të.
“Institucionet përkatëse ndërkombëtare e renditën Republikën e Maqedonisë së Veriut si më të sigurtën nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u ngjitur nga vendi i 71-të në vendin e 40-të në periudhën 2017-2021. Konkretisht, në vitin 2017, në nivel strategjik vendosëm moton “Ministria e Brendshme për qytetarët”, e cila vendosi konceptin polici – shërbim ndaj qytetarëve.