Një nga ministrat e rallë të LSDM-së që mbeti në qeverinë e Dimitar Kovaçevskit nga qeveria e kaluar, Oliver Spasovski, deklaroi se kryeministrit të ri i ka ofruar që njer tjetër në postin e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por ai ka insistuar të mbetet.
“Me Dimitar Kovaçevskin kemi realizuar disa takime në të cilat kemi biseduar për këtë çështje. Unë i propozova të gjendet njeri tetër që të udhëheqë me MPB-në”, deklaroi Spasovski.
Si mysafir në TV24, Spasovski ka thënë se Agjenia për Siguri Nacionale është reformuar gjatë mandatit të tij dhe se më nuk përgjohen qytetarët.