-ads3-

Një shofer i autobusit nga Kosova është kapur nga Policia e Sllovenisë duke e vozitur autobusin pa një rrotë.

Ai u ndalua në autostradën Ljubljanë – Obrezje.

32 vjeçari është dënua me 400 euro, njofton Policia e Sllovenisë shkruan Siol përcjell Klankosova.tv.

Shoferi nuk ka qenë në gjendje të tregojë se çfarë kishte ndodhur me rrotën që i mungonte autobusit.

Përpos gjobës prej 400 eurosh ndaj shoferit kosovar është inicuar edhe procedura ligjore dhe gjobë prej 2 mijë eurosh.