Tema kryesore e diskutimeve në Spanjë në ditët e fundit ka qenë lajmi se sa paguheshin lojtarët e Barcelonës, ku TV3 nxori një listë, ku shiheshin pagat e jashtëzakonshme që kishin lojtarët.

Barcelona po vazhdon përpjekjet për të ulur nivelin e pagave, që do të bënte të mundur blerjen e futbollistëve të ri.

Sipas TV3, Gerard Pique, ka një pagë bruto prej 28 milionë euro në vit, më pas vjen Sergi Busqets me 23 milionë euro.

 

 

Pagë të njëjtë kanë Jordi Alba dhe Samuel Umtiti, me nga 20 milionë euro në vit.

Pique reagon ashpër dhe zbulon pagën e tij në rrjetet sociale.