-ads3-

Chelsea nuk ka lejuar befasi në gjysmëfinale të Carabao Cup. Ata kanë arritur që të fitojnë edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale si mysafirë të Tottenham me rezultat 0-1, duke kaluar kështu në finale ku do të luajnë nga fituesi i ndeshjes Liverpool-Arsenal. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Antonio Rudiger (18)

Chelsea nuk ka lejuar befasi në Londër në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Carabao Cup që u zhvillua në Tottenham Hotspur Stadium në Londër kundër Tottenham.

Ndeshja e parë gjysmëfinale kishte përfunduar me fitoren e Chelsea me rezultat 2-0 në Stamford Bridge. Conte do t’i duhej që ta fitonte këtë ndeshje me rezultat 2-0 për ta dërguar në shtesa, por këtë nuk e lejuan djemtë e Thomas Tuchel.

Chelsea e dominoi takimin në pjesën e parë dhe do të arrinte të goli në minutën e 18-të të ndeshjes.

Antonio Rudiger do ta shfrytëzonte mirë një krosim të Mason Mount për të shënuar gol me kokë.

Edhe në pjesën tjetër të ndeshjes Chelsea arriti ta menaxhoi mirë ndeshjen dhe e përfundoi pjesën e parë në epërsi.

Në pjesën e dytë Tottenham për një moment u pa që do të kthehej në lojë, pasi që në minutën e 64-të ishte Harry Kane që shënoi gol.

Por, me rishikimin e VAR doli që ai ishte në pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.

Pjesën tjetër të ndeshjes Chelsea arriti që ta menaxhoi mirë duke e pasur posedimin e topit në afër 70 për qind dhe disa herë ishte afër për ta shënuar edhe golin e dytë.

Chelsea me këtë fitore arrin në finale të Carabao Cup ku do ta pret finalistin tjetër nga gjysmëfinalja Liverpool – Arsenal.