Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 4 të vdekur dhe 522 raste të tjera me Covid-19.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 258.543 dhe numri i të vdekurve në 3.346.
Në gjithë vendin janë shëruar 2.259 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236.440.
Aktualisht raste aktive janë 18.757, ndërsa dhjetëra persona të infektuar po vazhdojnë trajtimin në spital.
Në Shqipëri janë kryer edhe 3.030 testime të reja dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1.665.947 testime për personat e dyshuar me koronavirus.