-ads3-

Të paktën 16 persona kanë vdekur gjatë së premtes, pas një shpërthimi të gazit në një mensë në qytetin Chongqing të Kinës.

Si pasojë e kësaj, edhe 10 të tjerë janë lënduar gjatë së shtunës, derisa njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave të vendit, në misionin e shpëtimit u aktivizuan një ekip shpëtimi prej 600 personash, ndërkaq zyrtarët policorë janë duke e hetuar rastin.