-ads3-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një “live” në Facebook, njoftoi se ditën e sotme janë regjistruar 1236 raste të reja me COVID-19.

Për numrin e lartë të rasteve të reja me koronavirus, Rama ka fajësuar festimet e fundvitit dhe mungesën e masave shtrënguese.

“Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme. 107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektivë, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin”, ka thënë ai.

Ditën e djeshme rastet e reja me koronavirus në Shqipëri ishin 801.