Sapo përfundoi mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Bullgari i thirrur nga Presidenti Radev. Në konferencën për media e cila përfundoi vetëm para pak minutash, Radev tha se integrimi evropian i Shkupit ka ngecur por në mënyrë që ky proces të zhbllokohet Maqedonia duhet të përmbush disa kritere. Ai tha se procesi nuk duhet të kushtëzohet me afate, por me përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Radev megjithatë tha se në disa sfera progresi është i mundur, gjë që do të ndihmonte në kthimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjes përfundimtare. Radev tha se Sofja pajtohet që Tirana të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, pavarsisht nga zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. “Rëndësi të veçantë kanë projektet që sigurojnë lidhje infrastrukturore, transporti, lidhje energjetike dhe digjitale, me theks të veçantë Korridori 8. Një gjë e tillë do të ndihmonte në shmangien e ngërçit mes të dyja shteteve, dhe do të nxiste procesin e negociatave. Zgjidhja e çështjeve të hapura politike do ta përmirësojë progresin në të gjitha këto sfera”, tha Radev.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Dënimet do të paguhen direkt nga llogaria”/ Ja si do të funksionojnë kamerat në Shkup
- Reuters: Qytetarët e Kosovës po vuajnë masat e BE-së si pasojë e politikave të Kurtit
- BDI avanson strategjinë e reformës me lidership të ri në degën e Strugës
- Ben Meir liston “dështimet” e Kurtit
- Filipçe: LSDM është e vetmja parti që mund ta fitojë VMRO
- Zgjedhjet në Kosovë, 23 kandidatë me probleme me ligjin, mes tyre dhe Kurti
- Zeqirija Ibrahimi: Ramiz Merko, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi po tallen me qytetarët e Strugës
- Qoku: Vetëvendosje do të hap parti në Maqedoni
- Fundosja e një miti të rrejshëm!
- Shqiptarët përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes, Bujar Osmani tregon shifrat…