-ads3-

Tianjin, një port i madh kinez pranë kryeqytetit Pekin, ka filluar testimin masiv të 14 milionë banorëve të tij, pasi një grup prej 20 fëmijëve dhe të rriturve rezultuan pozitivë për COVID-19, duke përfshirë të paktën dy me variantin Omicron.

Të infektuarit përfshijnë 15 nxënës ë moshës nga 8 deri në 13 vjeç, një anëtar i stafit në një qendër pas shkollës, dhe katër prindër.

Testimi në mbarë qytetin, i nisur të dielën, pritet të përfundojë brenda dy ditësh.

Dy rastet e para të konfirmuara në Tianjin ishin një vajzë 10-vjeçare dhe një grua 29-vjeçare që punonte në qendrën passhkollore. Të dy ishin të infektuar nga varianti Omicron. Në testimin pasues të kontakteve të ngushta, 18 të tjerë rezultuan pozitivë dhe 767 rezultuan negativë që nga nata e së shtunës.

Banorët janë këshilluar të qëndrojnë në ose afër shtëpisë, për të qenë të disponueshëm për ekzaminimin e acidit nukleik, në nivel komuniteti.

Atyre u është thënë se derisa të marrin një rezultat negativ të testit, nuk do të marrin një kod “të gjelbër” në aplikacionet e gjurmimit të COVID-it në smartphone, që pothuajse të gjithë njerëzit në Kinë tani duhet ta paraqesin kur përdorin transportin publik dhe në situata të tjera.

Kina ka rritur strategjinë e saj të tolerancës zero COVID-19 në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat hapen më 4 shkurt në Pekin.

Kryeqyteti kinez është 150 km në veri-perëndim të Tianjin dhe i lidhur me një lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë, që zgjat më pak se një orë.