Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e linçoi publikisht profesorin e biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci pas vallëzimit të tij në Tik Tok.

Deklarata e saj nxiti edhe shumë reagime të tjera bullizuese për profesorin Paci, shkruan Demokracia.com.

Profesori, madje, shpërtheu në lot në një intervistë ku tregoi se është tallur nga shumë njerëz për vallëzimin e tij në banesën private.

Deputetja Ujkani kërkoi nga  Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit duhet të marrin masa.

Ajo e quajti vallëzimin të pahijshëm e denigrues. “Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhej në statusin e saj të publikuar më 27 janar.

Por edhe vet deputetja Ujkani sikur çdo njeri tjetër vallëzon.

Në rrjetet sociale edhe vet deputetja Ujkani ka video ku shihet duke vallëzuar në mbrëmjen e saj të maturës.