-ads3-

Philippe Coutinho ka kompletuar transferimin e tij tek klubi anglez, Aston Villa.

Lajmi u bë i ditur nga ana e klubit anglez, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në “Twitter”.

Coutinho pak më pare zbarkoi në Birmingham, teksa tani është prezantuar si transferimi më i ri.

Braziliani kreu me sukses testet mjekësore dhe pastaj u prezantuar me fanellën e klubit të ri.

Coutinho do të jetë pjesë në “Villa Park” deri në fund të këtij sezoni në formë huazimi nga Barcelona.

29-vjecari do të bartë fanellën me numër 23.

Dy klubet janë dakorduar që në marrëveshje të përfshihet edhe opsioni për blerje.

Coutinho te Aston Villa do të jetë nën urdhërat e Steven Gerrardit, që dikur ishin bashkëlojtarë te Liverpooli.