Përfundon me sukses Projekti në kuadër të programës Erasmus+ “Integrimi i TIK-ut dhe mjeteve dixhitale në klasë” i financuar nga Unioni Evropian
Projekti në kuadër të programës Erasmus+ “Integrimi i TIK-ut dhe mjeteve dixhitale në klasë” i financuar nga Unioni Evropian përfundoi me sukses. Pjesmarrës në këtë projekt një vjeçar është konsrociumi i formuar nga tri shkolla të mesme të Tetovës: Gjimnazi i dytë “7 Marsi”, QPRT “Mosha Pijade” dhe Shkolla e mesme ekonomike “8 Shtatori.” informon Tetovasot
Nxënësit e kohëve të sotit janë popull dixhital. Teknologjitë dhe mjetet dixhitale janë pjesë e pandashme e procesit të mësimdhënies në ditët e sotshme. Përdorimi i mjeteve dixhitale është i patjetërsueshëm pasi këto gjenerata janë rritur me teknologji, prandaj mësimdhënësit duhet tu përshtaten dhe të ketë sa më shumë trajnime në këtë drejtim
Një nga misionet e konsorciumit është të japë kontribute origjinale në zhvillimin e mësuesve në përdorimin e TIK-ut dhe mjeteve dixhitale në metodologjinë dhe mësimdhënien e tyre. Me përvojën e fituar në kuadër të projektit, njohuritë e marra do t’i ndihmojnë mësuesit të zhvillojnë aspektin bazë të TIK-ut që njohin më parë, si dhe do t’i përgatisin ata për të punuar me mjete të reja moderne TIK dhe dixhitale.
12 mësimdhënës nga tri shkollat që përbëjnë konsortiumin morrën pjesë në trajnimin 5 ditor në Maribor, Slloveni nga 4 .10.2021 deri 8.10.2021 në trajnimin e organizuar nga qendra e kurseve “Better Future” me trajnues Igor Razbornik, që është trajnues i liçensuar dhe me përvojë shumëvjeçare në këto lloj trajnimesh. Gjatë trajnimit mësimdhënësit kanë mësuar për përdorimin e mjeteve të bashkëpunimit online, aplikacioneve të Google dhe aplikacioneve të tjera të bazuara në web, si dhe mundësive të përdorimit të tyre për qëllime edukative.
Për të ndarë eksperiencën dhe njohuritë e marra në këtë projekt:
u organizua një seminar për mësimdhënësit tjerë,
u krijua webfaqja e projektit ku janë vendosur edhe udhëzues për mjetet dixhitale e mësuara në trajnimin në Slloveni
është krijuar një faqe në rrjetin social Facebook ku janë ndarë fotografi dhe udhëzues nga trajnimi dhe nga vizitat për njohjen e kulturës dhe historisë së Sllovenisë
Projekti do të promovojë bashkëpunim internacional për transfer të qasjes të edukimit, metodologjive të mësimdhënies si dhe risive të teknologjisë në mësimdhlnies. Rezultatet që priten janë modernizimi i qasjes së menaxhimit të klasës, të përgatitjeve ditore si dhe zhvillimin dhe risitë në përmbajtjet elektronike në materialet e mësimit në lëndë të ndryshme.Tetovasot