Pas marrjes së pozitës së kryeministrit dhe takimit me kryeministrin e Bullgarisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka zhvilluar bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen.
“Kryeministri Kovaçevski i konfirmoi edhe një herë pozicionet e Maqedonisë, për gjuhën dhe identitetin maqedonas”, deklarojnë nga Qeveria, në lidhje me bisedën e kryeministrit për eurointegrimet e vendit.
Ai kishte theksuar që eurointegrimet janë prioritet për vendin.
“Komisioni Evropian e përshëndeti dialogun e kryeministrit të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe së bashku e vlerësuan si një hap pozitiv për tejkalimin e dallimeve”, theksojnë nga Qeveria, duke sqaruar që Kovaçevski ka pranuar urime edhe nga Ursulla në lidhje me përzgjedhjen e tij si kryeministër.
Kovaçevski ka njoftuar kryetaren në lidhje me masat e marra nga vendi në lidhje me krizën energjetike.