-ads3-

Arbana Osmani thotë se Big Brother mund të mos e ketë finalen më 18 shkurt, ashtu siç u është thënë banorëve.

“Jemi minimalisht deri më 18 shkurt , por mund të jemi dhe më gjatë”, tha ajo.

Po cilin nga personazhet e larguar do të donte Arbana, ta shihte ende brenda shtëpisë?

“Më ka ardhur keq për të gjithë, dhe realisht është e vështirë sa herë që del një i eleminuar nga shtëpia, të vjen keq sepse janë si pjesë e shtëpisë. Më ka ardhur më tepër keq për Fifin, e cila ishte absolutisht nje personazh i jashtëzakonshëm brenda BB VIP.”, tha Arbana për Open.

Po cilat janë momentet që kanë shënjuar spektaklin sipas saj?

“Do thoja hyrja e Borës në shtëpi, puthja me Donaldin, largimi i Fifit, momenti kur ajo është ndjerë keq brenda në shtëpi në një transmetim live, apo dalja e papritur e Big Mamës nga shtëpia”, theksoi moderatorja.