-ads3-

Një nga magnatët e parë të huaj në futbollin anglez, Roman Abrahamovic mori udhëheqjën e Chelseas në qershor 2003.

Që atëherë ai e ka dërguar klubin londinez në majat e futbollit evropian, një rrugëtim që u bë me koston e madhe të parave.

Këtë të martë, Times zbuloi se milioneri rus ka investuar tashmë rreth 1.5 mliardë në Chelsea.

Injeksioni më i fundit erdhi sezonin e kaluar me transferimin e 24 milionë eurove në llogaritë e klubit, për të shmangur një vit financiar tepër negativ.

Një investim masiv që në bilanc dha pesë tituj evropianë (dy Champions League, dy Liga Europa dhe një Superkupë Evropiane) dhe 15 tituj vendas (pesë Premier League, pesë Kupa të Anglisë, tre Kupa të Ligës dhe dy Superkupa).