Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 me orën lokale. Të vrarë mbetën një 29-vjeçar dhe një 24-vjeçare e cila ende nuk e kishte përfunduar akademinë e policisë.

Efektivët ndaluan makinën në zonën e Kusel në aksin Rhineland-Palatinate, një zonë afër kufirit me Francën.

Në këtë moment, një person doli nga makina dhe qëlloi mbi policët. Policia ka blinduar të gjitha akset e vendit, teksa i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të mos marrin në makinë asnjë kalimtarë të rastit.

Sipas BBC, në polici ka ardhur fillimisht një njoftim nga efektivët për ndalimin e makinës.

Dyshimet e tyre ishin se brenda saj ndodhej trupi i një personi të vdekur.

Ndërsa mesazhi i dytë nga radiomarrëse ishte, “po na qëllojnë”.