-ads3-

Gjatë festave të fundvitit, në një periudhë dyjavore policia ka arrestuar dhjetëra persona për vepra të ndryshme kriminele. SIPAS Ministrisë së Punëve të Brendshme në mesin të ndaluarve ka pasur edhe fëmijë, nën moshën 18 vjeçare.

Në periudhën e njëjtë, policia njofton se vetëm në rajonin e Shkupit, ka arrestuar persona të kërkuar me flet arrest pasi kanë qenë të dënuar, një pjesë për shkak të arratisjes nga burgjet dhe një pjesë për shkak të hetimit me paraburgim.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se gjatë vitit 2021 kanë arrestuar qindra persona të tjerë për të cilët ka pasur fletë arreste.

Vetëm në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup në vitin e kaluar kemi 297 persona të këtillë. Ndërsa në këto ditë pas vitit të ri ka rreth dhjetë persona të tillë të arrestuar dhe ata persona janë dërguar atje ku e kanë vendin, do të thotë në institucionet ndëshkuese përmirësuese…. Sipas informatave tona, kryesisht janë ata të cilët janë lëshuar nga burgu për fundjavë, për ditë të cilat u takojnë e më pas ata persona nuk kthehen në institucionet ndëshkuese-përmirësuese- deklaroi Toni Angellovski, MPB.

Nga MPB vlerësojnë se si rezultat i arrestimeve të personave të cilët janë arratisur për arsye të ndryshme nga burgu, vitin që lamë pas ka rënë dukshëm numri i krimeve, krahasuar me vitet e paraprake. Kjo pasi ata njerëz të cilët ikin nga burgjet vazhdojnë edhe me kryerjen e veprave të tjera penale.