Sulmuesi i Milan ka një goxha reputacion në lojën e futbollit. Karriera e tij është shumë e pasur si me gola, por edhe me momente që i sollën kartonë të kuq.

 

Suedezi regjistron një prej momenteve më të çmendura në Serie A. Bëhet fjalë për ndërhyrjen e tij ndaj Marco Materazzi.

Ngjarja ndodhi në sezonin 2010/11, në Derbin e Milanos. Zlatan e bëri për spital mbrojtësin italian.

“Materazzi bëri një ndërhyrje ndaj meje, si një vrasës. Më lëndoi. Ishte futbollist i fuqishëm. Në rregull. Ndodhi në Juventus-Inter në 2006. Duhej ta lija fushën për pak momente pas atij faulli”, shpjegoi Ibra.

“Vite më vonë, kisha mundësinë të luaja ndaj tij (2010/11). Në pjesën e dytë e godita me një lëvizje nga taekwondo. E dërgova në spital. Më pyetën pse e bëra dhe thash se kam pritur për këtë moment katër vite”, shtoi suedezi.

Më poshtë mund ta shihni videon për të cilën bëhet fjalë. Momentin e gjeni nga minuta 2 :50.